“Paramount” ribën filmin “Face Off”


Gazeta Express
14 Shtator 2019 2:01

Studioja “Paramount” ka vendosur se cili do të jetë rebooti i radhës: ky do të jetë aksion-trileri i shkëlqyeshëm i vitit 1997, Face Off, në të cilin rolet kryesore i kishin aktorët e shkëlqyeshëm John Travolta dhe Nicolas Cage.

Projekti është në fazat e hershme të zhvillimit, deri më tani dihet vetëm se skenari do të shkruhet nga Oren Uziel (22 Jump Street, The Cloverfield Paradox, Sonic the Hedgehog), ndërsa për produksionin është përgjegjës Neal Moritz (franshiza e Fast and Furious), shkruan Koha.

 Producenti i filmit origjinal David Permut do të punojë në projekt si producent ekzekutiv. Nuk dihet se kush mund ta bëjë regjinë e filmit apo kush do të shfaqet në rolet kryesore.

Studioja “Paramount” ka vendosur se cili do të jetë rebooti i radhës: ky do të jetë aksion-trileri i shkëlqyeshëm i vitit 1997, Face Off, në të cilin rolet kryesore i kishin aktorët e shkëlqyeshëm John Travolta dhe Nicolas Cage.

Projekti është në fazat e hershme të zhvillimit, deri më tani dihet vetëm se skenari do të shkruhet nga Oren Uziel (22 Jump Street, The Cloverfield Paradox, Sonic the Hedgehog), ndërsa për produksionin është përgjegjës Neal Moritz (franshiza e Fast and Furious), shkruan KOHA Ditore. Producenti i filmit origjinal David Permut do të punojë në projekt si producent ekzekutiv. Nuk dihet se kush mund ta bëjë regjinë e filmit apo kush do të shfaqet në rolet kryesore.

 “Face Off” në vitin 1997 u mirëprit shumë mirë nga kritikët dhe publiku. Kritikët e vlerësuan aktrimin e shkëlqyer të Travolta dhe Cage, skenat e shkëlqyera të aksionit, muzikën e John Powell, humorin, regjinë e John Woo, ndërsa me një buxhet prej rreth 80 milionë dollarësh, filmi i grumbulloi gati 246 milionë në mbarë botën dhe u rendit në vendin e 11-të për nga fitimet në kinema në vitin 1997. Skenari është shkruar nga Mike Werb dhe Michael Collegeary.

Travolta dhe Cage e luajnë agjentin e FBI-së Sean Archer dhe terroristin Castor Troy, armiq të përbetuar, veçanërisht pasi që Troy e vret djalin e vogël të Archer. Gjashtë vjet më vonë shfaqet rasti për hakmarrje dhe atë në një mënyrë shumë të pazakontë. Në role të tjera shfaqen Joan Allen, Gina Gershon dhe Alessadro Nivola.

Te fundit


Kthehu lart