Paralajmëron Ukraina: S’pranojmë koncesione ndaj Rusisë pas shpinës sonë - Gazeta Express
string(70) "paralajmeron-ukraina-spranojme-koncesione-ndaj-rusise-pas-shpines-sone"

Paralajmëron Ukraina: S’pranojmë koncesione ndaj Rusisë pas shpinës sonë

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 15:56

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, në një intervistë për televizionin CNN, tha të martën se vendi i tij nuk do t’i lejojë askujt që të vendosë koncesione ndaj Ukrainës.

Kuleba theksoi se Ukraina nuk do të pranojë asnjë kompromis që e ka për qëllim qetësimin e Putinit, në kohën  e frikës se Rusia është duke planifikuar që ta pushtojë Ukrainën, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nëse ndokush bën një koncesion, prapa shpinës së Ukrainës, së pari ne nuk do ta pranojmë atë. Ne nuk do të jemi në pozicionin e vendit që e hap telefonin, e dëgjon udhëzimin e fuqisë së madhe dhe e ndjek atë”, tha kryediplomati ukrainas.

“Kemi paguar shumë – përfshirë 15.000 jetë të qytetarëve tanë – për ta siguruar të drejtën për ta vendosur të ardhmen tonë, fatin tonë”, shtoi ai.

Kuleba gjithashtu tha se nuk ka dyshim rreth përkushtimit të ShBA-së për ta mbrojtur Ukrainën, pavarësisht komenteve të Presidentit Joe Biden, që sugjeronin se një “sulm i vogël” nga trupat ruse mund të mos çojë në reagim të ashpër nga NATO-ja.

“E para, Presidenti Biden është personalisht i përkushtuar ndaj Ukrainës. Ai e njeh këtë vend dhe nuk do që Rusia ta shkatërrojë atë. E dyta, dëgjuam nga ata zyrtarë amerikanë, duke folur haptazi për medie, por gjithashtu duke folur me mua dhe me zyrtarë të tjerë ukrainas drejtpërdrejt në telefon, se Shtetet e Bashkuara do të mbeten absolutisht të përkushtuara për ta çarë Rusinë, nëse ndodh ndonjë lloj sulmi, pushtimi ose ndërhyrjeje”, shtoi ministri ukrainas.