Paralajmëron OBSh-ja: Vaksina e kundër Covi-19 mund të jetë gati në fund të vitit - Gazeta Express
string(80) "paralajmeron-obsh-ja-vaksina-e-kunder-covi-19-mund-te-jete-gati-ne-fund-te-vitit"

Gazeta Express

07/10/2020 15:23

Paralajmëron OBSh-ja: Vaksina e kundër Covi-19 mund të jetë gati në fund të vitit

Gazeta Express

07/10/2020 15:23

Sipas kreut të OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mbledhjen e mbajtur është shqyrtuar një përgjigje për vaksinën që pritet të vihet në funksion në fund të vitit 2020.

Aktualisht janë nëntë vaksina eksperimentale në procesin  global të vaksinave Covax të drejtuar nga OBSh-ja, e cila synon të shpërndajë dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Lexo Edhe:

168 shtete kanë filluar të përdorin vaksinën Covax, me përjashtim të Kinës, ShBA-së dhe Rusisë, që nuk janë në mesin e këtyre shteteve, transmeton Gazeta Express.

Kreu i OBSh-së tha: “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, kemi nevojë për solidaritet dhe ne duhet ta përdorim të gjithë energjinë që kemi për ta luftuar virusin.”

Prodhuesit e ilaçeve dhe organet e shëndetit publik në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë si hap thelbësor për vendosjen e pandemisë nën kontroll.

Ndërkohë Rregullatori i Shëndetësisë i BE-së e ka nisur rishikimin e punës së dy prej prodhuesve më të mëdhenj botërorë të ilaçeve, Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë, hap që shpresohet se mund ta përshpejtojë procesin e zbulimit të vaksinës dhe të sjellë sukses.

Për këtë duhet të jemi të durueshëm, sepse ka shpresë se vaksina do të jetë në funksion brenda 2 muajve dhe sistemi jetësor si dhe ai ekonomik do të ringjallen me hapa të shpejtë në fillim të vitit 2021.