Paralajmërojnë shkencëtarët: Robotët do të mbysin njerëzit, sepse nuk e kuptojnë humorin


Gazeta Express
3 Prill 2019 2:07

Avancimi i fushës së robotikës me të vetmin qëllim që të përmirësohet dhe lehtësohet jeta e njerëzve në shekullin 21, ka qenë shumë i dukshme gjatë 10 viteve të fundit, por koncepti i bisedës dhe komunikimi po shqetëson shkencëtarët.

Megjithatë, tani ka filluar të qarkullojë teoria se mësimi i gjuhës së njerëzve sa i përket inteligjencës artificiale mund të jetë e rrezikshme. Kiki Hempleman, linguist i kompjuterëve që mundohet t’ua mësojë humorin e njerëzve, pretendon se robotët do të mund të vrasin njerëz nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, pasi mund ta cilësojnë këtë veprim si “diçka qesharake”, transmeton Telegrafi.

“Inteligjenca artificiale kurrë nuk do ta kuptojë humorin si njerëzit. Ata thjesht nuk kanë nevojë për humor, pasi plotësisht e keqkuptojnë kontekstin e ndonjë fjalie”, ka shtuar ai.

“Nëse ia mësoni inteligjencës artificiale humorin e njerëzve mund të jetë diçka e rrezikshme, pasi mund ta kuptojnë humorin ndryshe dhe ta përdorin aty ku nuk duhet. Madje mund të fillojnë të vrasin njerëz duke përdorur fjalë në kuptimin qesharak, siç është ‘do të vrasë nëse më lë të pres’”, ka shtuar Hempleman.

Megjithatë, Dr Tristan Miller, shkencëtar i shkencave kompjuterike dhe linguist në Fakultetin e Teknologjisë në Gjermani, e sheh këtë çështje nga prizmi pozitiv.

“Kufijtë e inteligjencës artificiale janë pothuajse të pakufizuara, dhe teknologjia e ardhshme do të mund të ishte mjaft e avancuar, në mënyrë që robotët të mësojnë dhe njohin sarkazmin e madje edhe gjuhë të ndryshme”, ka shtuar Miller.

Megjithatë, ai pranon se shkenca është ende larg asaj ku robotët do të mund të kishin “njohuri reale rreth botës reale” në mënyrë që të mund të komunikojnë duke përdorur batuta të ndryshme.

“Gjuha kreative, e në veçanti humori, është një nga gjërat më të vështira që mund t’i pranojë dhe kuptoj inteligjenca artificiale”, ka shtuar ai.

Te fundit


Kthehu lart