Paralajmërojnë dermatologët, mos shpenzoni para për këto gjashtë produkte bukurie - Gazeta Express
string(80) "paralajmerojne-dermatologet-mos-shpenzoni-para-per-keto-gjashte-produkte-bukurie"

Paralajmërojnë dermatologët, mos shpenzoni para për këto gjashtë produkte bukurie

Shneta

Gazeta Express

24/12/2020 17:34

Shpesh tundohemi nga produkte të shumta bukurie duke shpenzuar shuma të mëdha parash.

Dëshira për t’u dukur bukur dhe luftuar efektin e viteve mbi lëkurën tonë na shtyn drejt prodhimeve që dermatologët shprehen se nuk arrijnë ta bëjnë mrekullinë, madje nuk funksionojnë aspak.

Lexo Edhe:

Maskat për rrathët e syve/ Janë kaq shumë në modë, mund të bëni madje një selfie me to dhe ta postoni në rrjetet sociale, por dijeni se kanë një efekt të përkohshëm dhe aspak afatgjatë. Për më tepër janë të kushtueshme dhe mund t’i përdorni vetëm një herë. Në vend të tyre mund të shpenzoni për një krem të mirë, i cili zgjat më shumë në përdorim dhe ka më tepër përfitime.

Maskat e kushtueshme të fytyrës/ Maskat në fjalë ndikojnë në poret tuaja, depërtojnë thellë në lëkurë dhe lejojnë që kjo e fundit të përthithë më shumë përbërës. Por sidoqoftë kushtojnë shumë dhe mundësojnë një efekt të përkohshëmn shkëlqimi. Hidratimi ditor dhe përdorimi i kremit të diellit janë investim më i lirë dhe më i zgjuar.

Vaj i pastër kokosi/ Është një produkt i kujdesit për veten që ka një efekt hidratues afatshkurtër. Madje një pëdorim i shpeshtë mund të shkaktojë bllokim të poreve tuaja, duke nxitur krijimin e akneve.

Shiritat pastrues për poret / Nëse i keni të bllokuara poret, ka shumë të ngjarë që edhe shiritat në fjalë të mos ju ndihmojnë. Ajo që ju duhet është një pastrim i thellë.

Krem sysh/ Shumë dermatologë e shohin blerjen e një kremi specifik vetëm për sytë, si një shpenzim të panevojshëm. Të njëjtin efekt do të ketë edhe një krem që përdorni për fytyrën, duart apo qafën.

Krem për celulitin dhe strijat/ Sipas një dermatologu, kremrat e celulitit dhe të strijave nuk funksionojnë. Ata veçse mund t’i mbulojnë përkohësisht duke shkaktuar inflamacion të lëkurës. Për t’i trajtuar duhet të flisni me mjekun tuaj rreth disa procedurave mjekësore të veçanta.