Paralajmërimi për vërshime, Hoti thotë se janë njoftuar komunat e FSK - Gazeta Express
string(68) "paralajmerimi-per-vershime-hoti-thote-se-jane-njoftuar-komunat-e-fsk"

Paralajmërimi për vërshime, Hoti thotë se janë njoftuar komunat e FSK

Gazeta Express

05/08/2020 13:58

Hoti thotë se FSK është në gjendje gatishmërie në rast të vërshimeve: I kam njoftuar kryetarët e komunave  

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ushtria e Kosovës mund të angazhohet, pas paralajmërimeve për mot të lig.

Lexo Edhe:

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat.

Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka deklaruar ai.