Paralajmërimi i Kusari-Lila: Pas 14 shkurtit merremi me drejtësinë - Gazeta Express
string(65) "paralajmerimi-i-kusari-lila-pas-14-shkurtit-merremi-me-drejtesine"

Paralajmërimi i Kusari-Lila: Pas 14 shkurtit merremi me drejtësinë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 21:20

Mimoza Kusari-Lila thotë se do të ankohen në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP.

Në Pressing ajo ka treguar se çka do të ndodh nëse Albin Kurtit s’di t’i lejohet kandidimi për deputet.

Lexo Edhe:

“Nuk besoj se ka nevojë ëpr spekulime në këtë situatë. Jemi duke kaluar në një proces që ka nisur në tetori të vitit 2019 që është ndërpre më 25 mars të vitit 2020 dhe i cili do të vazhdojë më 14 shkurt. Çfarëdo skenari në mes në raport me situata ekstreme apo me rrethana në të cilat do të ketë protesta ose probleme në Kosovë janë vetëm për të shtuar ankthin”, tha Kusari-Lila.

“Konsideroj se këto ditë është mirë që të gjithë ne të diskutojmë me Kosovën pas 14 shkurtit. Një problem shumë serioz në Kosovë është se çka ndodh me institucionet e drejtësisë apo edhe me vendime të natyrës çfarë i kemi pa”, theksoi ajo.