Paralajmërimi i frikshëm për COVID-19: Skenari apokaliptik në Serbi mund të ndodhë brenda 15 ditësh - Gazeta Express
string(98) "paralajmerimi-i-frikshem-per-covid-19-skenari-apokaliptik-ne-serbi-mund-te-ndodhe-brenda-15-ditesh"

Paralajmërimi i frikshëm për COVID-19: Skenari apokaliptik në Serbi mund të ndodhë brenda 15 ditësh

Gazeta Express

20/10/2020 11:10

Për 15-20 ditë, Serbia mund të hyjë në një skenar apokaliptik të pandemisë. Kështu ka paralajmëruar drejtori i Qendrës Klinike në Kragujevac, Pedrag Sazdanoviq.

Ai në një intervistë për RTS-në është shfaqur shumë pesimist për zhvillimin e kësaj situate, që sipas tij është tepër shqetësuese, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Le të imagjinojmë një situatë ku sot është 15 nëntor dhe që Serbia t’i thyejë të gjitha rekordet ditore të numrit të të infektuarve dhe që ju duhet të reagoni… Nuk keni kohë sepse të gjithë që njihni janë ose të infektuar ose në kujdes intensiv” , tha Sazdanoviq.

Si arsye se pse po e citon këtë version apokaliptik, ai ka përmendur se ky skenar mund të ndodhë për 15-20 ditë.

“Nëse nuk jemi të zgjuar sot, nëse nuk mbajmë maska ​​sot, nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk shmangim tubimet e paligjshme, s’e mbajmë distancën dhe s’i lajmë duart, atëherë do të ndodhë që nuk do të kemi kohë për të reaguar, sepse do të ketë infeksion masiv dhe do të ketë shumë të sëmurë”, shtoi Sazdanoviq.

“Sot është koha të jemi të zgjuar, në mënyrë që nesër të mos mendojmë për atë që na ka ndodhur”, tha drejtori i Qendrës Klinike në Kragujevac.

Ai theksoi se situata në Evropë është dramatike.

“Unë jam shumë pesimist, masat nuk respektohen, ne shohim marrëzi të ndryshme përmes rrjeteve sociale. Përfundimi është i thjeshtë – këtu duhet të jemi të zgjuar sot që të mos shqetësohemi nesër”, tha Sazdanoviq. /GazetaExpress/