Paralajmërimi i Baton Haxhiut: Pas Asociacionit, vjen diçka më e rëndë për Kosovën - Gazeta Express
string(80) "paralajmerimi-i-baton-haxhiut-pas-asociacionit-vjen-dicka-me-e-rende-per-kosoven"

Paralajmërimi i Baton Haxhiut: Pas Asociacionit, vjen diçka më e rëndë për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

06/02/2023 22:21

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do të jetë fundi i sfidave të shtetit të Kosovës ndaj Serbisë.

Haxhiu ka thënë se kurdo që të përfundojë çështja e Asociacionit, Kosova do të duhet të përballet me sfidën e dialogut me Kishën Ortodokse Serbe.

Lexo Edhe:

“Pas Asociacionit, Kosova do të duhet të përballet me një sfidë edhe më të madhe. Ajo do të duhet të negociojë me Kishën Ortodokse Serbe. Tokat, kompetencat e të tjera që do të vijnë do të jenë shumë të vështira. Mirëpo në të gjithë këtë është një gjë e rëndësishme. Kisha do të duhej të negociojë me ne dhe të pranojë shtetin e Kosovës”, tha ai, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu gjatë emisionit po ashtu tha se me pranimin e planit franko-gjerman, Kosova do të duhej të themelojë Asociacionit.

 “Kur thuhet ne e pranojmë, për ata që e dinë se cfarë ka brenda marrëveshja, që ne nuk e dimë, pika 9 flet për Asociacionin. Fakti që Asociacioni është në një pikë, kur e pranon planin franko-gjerman, e pranon edhe Asociacionin”, ka thënë ai.

Gazetari shtoi se nuk ekziston mundësia që ndonjë nen i planit të pranohet e ndonjë nen jo.

“Një qeveri që është serioze, o i pranon të gjitha, o i refuzon të gjitha. Nuk ka këtë pikë e pranoj, e tjetër jo”, përfundoi ai. /Gazeta Express/