Një fushatë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike ka filluar sot, duke pasur në shënjestër kompanitë mediatike në Kosovë. Kjo është konfirmuar nga eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, dhe është detektuar fillimisht nga Valton Tahiri, profesionist i fushës.
Sulmi vjen përmes një emaili të dyshimtë me adresën [email protected], që përmban një mesazh të rremë dhe një bashkëngjitje të infektuar me virus. Përmbajtja e këtij emaili është dizajnuar në mënyrë që të mashtrojë marrësin për ta hapur dokumentin, i cili më pas mund të komprometojë sistemet kompjuterike të medias përkatëse.
“Nëse keni pranuar një email të tillë, mos e hapni dhe njoftoni menjëherë administratorin tuaj të IT-së ose na kontaktoni direkt në Cingerr,” thuhet në paralajmërimin e Dolit