Parajsa, plot me flutura dhe engjëj


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 23:57

Eben Alexander u shtrua në spital, për shkak të meningjitit në vitin 2008. Ra në koma dhe kur u zgjua kujton një udhëtim perfekt në një “dimension më të lartë”, të populluar nga engjëj, në një skenar parajse. Mes dyshimeve të shumta, ky udhëtim i shtohet fenomenologjisë komplekse të përvojave të para vdekjes

Është një histori shumë e veçantë ajo e Eben Alexander, një neurokirurg në Harvard, me një kurrikulum të rëndësishëm akademik. Një histori që përfundoi në kopertinën e “Newsweek ” dhe është marrë edhe nga gazeta të tjera në botë.

Me siguri, sepse kjo e përjavshme është në qendër të polemikave prej disa kohësh. Rrëfimi për “javën në parajsë” të neurokirurgut është kalimi nga një jetë e tërë kërkimesh, të dhënash, studimesh, libra dhe ambient akademik, në interpretimin e një realiteti të ndryshëm, gjatë ditëve në gjendjen e komës. Duhet thënë që për këtë ngjarje ka shkruar edhe një libër që po shndërrohet në një bestseller.

Aty tregohet monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së tij cerebrale gjatë asaj që ai e përshkruan si një përvojë në një tjetër botë: ajo pas vdekjes. “Near Death Experience”, ku tregohen eksperiencat e paravdekjes, nuk janë ngjarje të rralla. Madje janë me mijëra rastet e personave që çdo vit tregojnë se kanë parë “por jo jetuar”, në një botë të përtejme, larg realitetit tokësor. Janë të gjitha përvoja që kanë të përbashkët të paktën një element, ndjenjën e vazhdueshme të paqes, që zakonisht rezervohet për ata që kalojnë kufirin mes jetës dhe vdekjes.

Shumë flasin për një ekstazë të vërtetë. Dhe në pjesën më të madhe, kush është kthyer pas, nuk kishte ndërmend ta bënte dhe rrëfimet konvergojnë të gjithë mbi ndërhyrjen e një force jo të specifikuar, në gjendje për të afruar ndërgjegjen me trupin “e braktisur”.

Flutura dhe muzikë

Në rastin specifik të Alexander-it, 58 vjeç, figura është ajo e një specialisti me një CV shumë të mirë, që gjatë karrierës së tij do ketë dëgjuar me dhjetëra raste të këtij lloji të cilave nuk u kishte besuar asnjëherë.

Më pas, kur u sëmur papritur nga meningjiti në vitin 2008 dhe ra në koma në spitalin e Virxhinias, doktori vendosi të tregojë versionin personal. Ndërsa truri i tij nuk kishte “aktivitet” dhe trupi ishte pa ndjenja e nuk u përgjigjej stimujve të jashtëm, Alexander thotë se kishte shkuar në një vend “plot me flutura ku dëgjohej muzikë dhe këngë”.

Këtë udhëtim, ai e përshkruan si shumë “të gjallë në një univers koherent”.

Alexander tregon për udhëtimin e tij në një vend të ngjashëm me parajsën, në imazhin e saj më të zakonshëm që njerëzit kanë për të, atë të një vendi plot me re, ku u prit nga një grua shumë e bukur me sy bojëqielli, ku perceptimi i parë ishte dashuria e pakushtëzuar nga diçka shpirtërore, duke fluturuar në krahët e një fluture.

E gjithë kjo teksa ishte pa ndjenja, çka e bëri shkencëtarin të mendonte për ekzistencën e një tjetër forme të ndërgjegjes, atë shpirtërore. Përvoja e Alexander ka modifikuar thellësisht një vizion shkencor për ndërgjegjen njerëzore.

“Si kirurg që jam, nuk besoja te këto lloj eksperiencash, shkuan shkencëtari në ‘Newsweek’, dhe gjithmonë kam preferuar hipotezat shkencore”.

Doktori thotë se nuk është katolik dhe se nuk beson te jeta e përjetshme. Por më pas eksperimentoi “diçka kaq të thellë” sa përvoja të tilla të merren në konsideratë të kërkimet shkencore. Udhëtimi i tij mes “reve ngjyrë të kuqe dhe krijesave engjëllore që linin gjurmë në qiell”.

Ai tregon për takime me krijesa të ndryshme nga ato që ka parë në këtë planet. “Ishin më të avancuara. Forma më të larta. Pastaj këngët që vinin nga lart, më mbushnin me gëzim dhe kënaqësi”. E gjithë kjo ka ndodhur në një gjendje kur korja cerebrale, pjesa që kontrollon emocionet dhe mendimet, nuk ishte në aktivitet. Alexander shton: “Nuk ka një shpjegim shkencor për atë që ka ndodhur: ndërsa neuronet e kores nuk ishin aktive për shkak të infeksionit, diçka si një ndërgjegje e palidhur me mendjen shkoi në një univers tjetër.

Një eksperiencë, ekzistencën e së cilës nuk e kisha menduar kurrë”. Këtë përvojë, doktori e cilëson një shesh xhirimi filmash hollivudianë. Por që më pas shton: “nuk ishte fantazi dhe ka ndikuar shumë në aktivitetin tim profesional dhe sferën shpirtërore”. Ndoshta libri që ka shkruar mund të sjellë ndryshime edhe në llogarinë bankare të Alexander, dhe një pjesë e parajsës mund të materializohet edhe në tokë. I shkruar nga një neurokirurg mund të ndihmojë të hedhë më shumë dritë në këtë fenomen kompleks.

Te fundit


Kthehu lart