Paraguai shënon fitore kundër Bolivisë dhe prinë në Grupin A - Gazeta Express
string(60) "paraguai-shenon-fitore-kunder-bolivise-dhe-prine-ne-grupin-a"

Futboll

Gazeta Express

15/06/2021 4:04

Paraguai shënon fitore kundër Bolivisë dhe prinë në Grupin A

Futboll

Gazeta Express

15/06/2021 4:04

Paraguai e ka mposhtur sonte me rezultat 3-1 Kombëtaren e Bolivisë, për ta marrë kështu kreun e grupit A në Copa Amerika. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të Bolivisë por në pjesën e dytë Paraguai u aktivizua dhe shënoi tre gola për të marrë tri pikët e para në garën për kupë të kontinentit të Amerikës Jugore

Paraguait i është dashur pjesa e dytë për ta marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të Copa Italia.

Lexo Edhe:

Më të flluar ndeshja, Paraguai sulmoi më shumë por ishin të pafat dhe nuk arritën të goli. Pikërisht në momentet e tyre më të mira topi do të prekej në zonë me dorë dhe do të akordohej penallti për Bolivinë, të cilën në gol e shndërroi Saavedra në minutën e 10-të.

Ndeshja ishte shumë e ashpër dhe për këtë pati 7 minuta shtesë në pjesën e parë derisa në minutën e katër shtesë të kësaj pjese me karton të kuq do të ndëshkohej Cuellar.

Në pjesën e dytë sigurisht Paraguai do të sulmonte shumë më shumë ku do ta godiste dy herë shtyllën derisa do të vinin të goli i barazimit. Ky gol erdhi në minutën e 62-të dhe ishte një gol i bukur i shënuar me vole nga Alejandro Romero.

Tre minuta më vonë, Paraguai do ta përmbyste Bolivinë duke shënuar edhe dy gol, të dy nga sulmuesi Angel Romero (66, 80).

Me këtë fitore Paraguai gjendet në pozitën e parë të Grupit A, ku është edhe Argjentina, Kili, Uruguai dhe Bolivia. Argjentinë-Kili përfundoi sonte barazim 1-1, në ndeshjen që ishte luajtur dy orë më parë se Paraguai-Bolivi. /GazetaExpress/