Para se t’i humbte 2 penallti në një ndeshje, Ramosi i kishte shënuar 25 radhazi - Gazeta Express
string(78) "para-se-ti-humbte-2-penallti-ne-nje-ndeshje-ramosi-i-kishte-shenuar-25-radhazi"

Para se t’i humbte 2 penallti në një ndeshje, Ramosi i kishte shënuar 25 radhazi

Gazeta Express

15/11/2020 10:02

Ecuria mbresëlënëse prej 25 penalltive të shënuara radhazi e Sergio Ramosit mori fund në mënyrë të jashtëzakonshme të shtunën mbrëma.  

Sergio Ramos dështoi dy herë radhazi nga penalltia në barazimin e Spanjës kundër Zvicrës të shtunën mbrëma në një ndeshje të Ligës së Kombeve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ramos po e bënte paraqitjen e 177-të rekorde duke u bërë lojtari evropian me më së shumti paraqitje për ekipin kombëtar, por ishte një ndeshje për t’u harruar për të.

Portieri Yann Sommer ia mbrojti penalltinë e parë 34-vjeçarit duke u hedhur në krahun e djathtë.

Në penalltinë e dytë, Ramos u përpoq të shënonte në stilin panenka, por dështoi dhe Sommer e priti topin në dorë.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit nuk kishte dështuar nga pika e bardhë që prej 9 majit 2018, kundër Sevillës. Që prej atëherë, ai i kishte shënuar 23 gola nga penalltia në ndeshje garuese dhe dy të tjera në ndeshje miqësore. /Gazeta Express/