Para, pije, muzikë e krisma të revoles: Çka e lidh Mulla Sulën me Dalipin, të dyshuarin si fajdexhi - Gazeta Express
string(96) "para-pije-muzike-e-krisma-te-revoles-cka-e-lidhe-mulla-sulen-me-dalipin-te-dyshuarin-si-fajdexhi"

Gazeta Express

25/05/2020 15:27

Para, pije, muzikë e krisma të revoles: Çka e lidh Mulla Sulën me Dalipin, të dyshuarin si fajdexhi

Gazeta Express

25/05/2020 15:27

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, duket të jetë një qejfli i madh i muzikës.

Me një kërkim të thjeshtë në YouTube, dalin disa video të tij nëpër ndeja të ndryshme me këngë të zhanreve të ndryshme.

Lexo Edhe:

Po ashtu, në këto video shihen njerëz që kanë probleme me ligjin. Në njërën nga këto video në ndejat që organizon i ashtuquajturi Mulla Sula, është edhe i dyshuari Dalip Brahimaj – i njohur si fajdexhiu më i madh i Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

I ulur në një kolltuk, përpara ka një tavolinë me disa pemë e pije, Mulla Sula shikon e dëgjon me vëmendje rapsodët tek thurnin vargje për tokën Dardane. Afër tyre, i ulur në tokë qëndron ‘Dalip fajdexhiu’, i cili nuk heziton t’i shpërblejë me para rapsodët.

E kur ‘nxehet’ pak atmosfera, edhe një e shtënë me armë zjarri nuk ka se si të mungojë. Duket se ky është konaku i Mulla Sulës, një njeri me ‘ndikim’ në Maqedoninë Veriore i cili në këtë pikë të atmosferës, gati sa nuk shtrihet i tëri në kolltuk, për të nxjerrë disa para. Edhe ky i shpërblen rapsodët.

Kjo video është publikuar para dy vitesh në YouTube, derisa, Mulla Sula, ka edhe shumë video të tjera në këtë kanal.

Kujtojmë se Sulejman Rexhepi është martuar ditë më parë më një grua 50 vjet më të re se ai.

Mediat shqiptare në Maqedoni, përveç martesës së Rexhepit, raportuan edhe për atë se si kryemami, më 9 maj kishte tërhequr 1 milion euro kesh nga llogaria e Bashkësisë Islame.