Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi


Gazeta Express
23 Tetor 2019 0:35

Për herë të parë, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëzëri miratoi një rezolutë në lidhje me vrasjet e sponsorizuara nga shteti i Serbisë për tre shtetasit amerikanë me prejardhje nga Kosova, pra rreth çështjes së Vëllezërve Bytyqi duke hapur kështu rrugën për zbardhjen e pastaj kalimin në Kongresin e plotë të SHBA-së.

Pjesa unanime e rezolutës tregon pakënaqësitë rreth trajtimit të kësaj lënde nga ana e presidentit serb Aleksander Vucic për çështjen e Vëllezërve Bytyqi.

Vendimin e Kongresit e ka përshëndetur edhe familjari i vëllezërve Bytyqi, Ilir Bytiqi. Ai ka thënë se familja e tij përulet para veprimit të Kongresit.

“Familja ime i përulet vendimit i cili u mor nga Kongresi sot. Shpresojmë që Përfaqësuesi Special Matt Palmer dhe i dërguari special Rich Grenell do t’i dëgjojnë këta zëra dhe t’i japin përparësi çështjes së Vëllezërve Bytyqi dhe drejtësisë për krimet e luftës në punën e tyre. Sot, Kongresi tregoi se viktimat nuk mund të injorohen”, ka deklaruar familjari i vëllezërve Bytyqi, Ilir Bytyqi.

I lumtur me vendimin e Kongresit u shpreh edhe Fatos Bytyqi.

“Kryetari Engel, kongresisti Zeldin dhe tani Dhoma e Përfaqësuesve të plotë vazhdojnë t’i japin familjes time forcën që na duhet për të luftuar për drejtësi. Unë kërkoj nga Përfaqësuesi Special Matt Palmer dhe i Dërguari Special Rich Grenell të tregojnë gjithashtu se lufta për çështjen e Vëllezërve Bytyqi është një përparësi amerikane”.

H.Con.Res. 32 rrëfen historinë faktike të çështjes Bytyqi, përfshirë përfshirjen e Vlastimir Djordjevic dhe Goran Radosavljevic në vrasje. Ai gjithashtu referon premtimet e pritura të presidentit Aleksandar Vucic në këtë çështje, dhe shprehet se “përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor domethënës që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”.

Te fundit


Kthehu lart