Paqarada publikon foto nga protestat në SHBA, përkrah luftën kundër racizmit - Gazeta Express
string(75) "paqarada-publikon-foto-nga-protestat-ne-shba-perkrah-luften-kunder-racizmit"

Paqarada publikon foto nga protestat në SHBA, përkrah luftën kundër racizmit

Gazeta Express

02/06/2020 15:49

Protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër racizmit dhe brutalitetit policor kanë mbuluar ballinat e mediave të mëdha botërore, por edhe profilet e sportistëve të ndryshme në rrjete sociale. Në mesin e personave të shumtë që po shprehin përkrahje për protestuesit në SHBA është edhe mbrojtësi anësor i Kosovës, Leart Paqarada.

I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën, u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuzë për vrasje të rangut të tretë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë  javë.

Protestuesit po kërkojnë që të arrestohen edhe tre policët e tjerë që ishin në vendin e ngjarjes dhe që nuk kishin ndërhyrë për ta ndalur kolegun e tyre, Chauvin.

E përkrahje për këto protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor kanë shprehur sportistë të shumtë edhe nga jashtë SHBA-ja, në mesin e të cilëve është edhe ylli i Kosovës dhe Sandhausen, Leart Paqarada.

Paqarada e postoi një kolazh të fotografive nga protestat në SHBA, të cilat përçojnë mesazhet: “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, “A e ka djali im radhën?”, “A jam unë i radhës?” /Gazeta Express/