Papiloma Virus Njerëzore (HPV) - Gazeta Express
string(28) "papiloma-virus-njerezore-hpv"

Shneta

Gazeta Express

27/01/2022 16:07

Papiloma Virus Njerëzore (HPV)

Shneta

Gazeta Express

27/01/2022 16:07

Papilomavirusi njerëzor (HPV) është një grup me më shumë se 150 viruse të lidhura. Disa lloje të HPV konsiderohen me rrezik të lartë sepse mund të shkaktojnë kancer. Testimi i HPV zbulon materialin gjenetik të HPV me rrezik të lartë të HPV (hrHPV), për të kontrolluar për kancer të qafës së mitrës ose për të përcaktuar nëse mund të jeni në rrezik për kancer të qafës së mitrës.

Disa lloje të HPV mund të shkaktojnë lythat e lëkurës, ndërsa llojet e tjera mund të shkaktojnë lythat gjenitale (gjithashtu të quajtura kondilomata). Infeksioni gjenital HPV është një nga sëmundjet më të zakonshme seksualisht të transmetueshme.

Lexo Edhe:

Pse duhet të testoheni?

Për t’u ekzaminuar për infeksione me rrezik të lartë të HPV që mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës ose për të vijuar testimet pas një përgjigje anormale të Pap Test-it.

Kur duhet të testoheni?

• Ҫdo 5 vjet me anë të një Pap-Testi ose një testi HPV kur jeni një grua e moshës 30 deri 65 vjeç me rrezik mesatar
• Ju mund të kontrolloheni në një moshë më të re dhe më shpesh nëse keni faktorë rreziku, siç është një sistem imunitar i dobët ose histori personale të lezioneve parakanceroze
• Nëse jeni një grua e moshës 21 deri në 29 vjeç dhe keni një rezultat anormal të Pap-Test-it

Kampioni I kerkuar?

Një mostër qelizash merret nga zona e qafës së mitrës duke përdorur një strishë ose një furçë të vogël. E njëjta mostër e qelizave mund të përdoret si për Pap-Test ashtu edhe për HPV.

Ҫfarë duhet të bëjmë përpara se të kryejmë testin?

Rekomandohet që të mos kryeni marrëdhënie seksuale, të mos bëni dush ose të shmangni përdorimin e locioneve vaginale ose medikamenteve 24 orë para testit. Shtyjeni në kohë testin nëse jeni gjate ciklit.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan#perqafojejete

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web

/Artikull i sponsorizuar/