Paniku në Tiranë nga një makinë që bënte manovra të rrezikshme, policia jep tjetër informacion - Gazeta Express
string(93) "paniku-ne-tirane-nga-nje-makine-qe-bente-manovra-te-rrezikshme-policia-jep-tjeter-informacion"

Gazeta Express

22/01/2020 9:50

Paniku në Tiranë nga një makinë që bënte manovra të rrezikshme, policia jep tjetër informacion

Gazeta Express

22/01/2020 9:50

Policia e Tiranës dha sot detaje ne lidhje me shoferin e nje mjeti i cili mbremjen e djeshme ka shkaktuar panik tek qytetaret dhe kalimtaret duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë.

Sot behet me dije se në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI I PLOTE

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bene te mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e tije, ne Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe ne mënyre te rrezikshme ne rruge”