Panik në Shqipëri për koronavirusin? Shkolla private mbyllet për dy javë - Gazeta Express
string(71) "panik-ne-shqiperi-per-koronavirusin-shkolla-private-mbyllet-per-dy-jave"

Panik në Shqipëri për koronavirusin? Shkolla private mbyllet për dy javë

Gazeta Express

23/02/2020 23:10

Një shkollë private në Tiranë ka vendosur që të ndërpresë mësimin për një periudhë dy javore për shkak të zhvillimeve të fundit të ndodhur në Itali me koronavirusin.

Në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social, drejtuesit e shkollës private ‘Udha e Shkronjave’ në Tiranë, kanë vendosur që të pezullojnë mësimin duke argumentuar se verdikti është marrë së bashku me miratimin e prindërve të nxënësve.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka përcjellë dhe ish- deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili shkruan se shkolla private po mbyllet edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të infektimit me virusin e rrezikshëm.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, – është shprehur drejtuesi i shkollës private.

Vasili më tutje ironizon qeverinë duke i kujtuar se Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, se s’mund të qëndrojnë si ‘hu gardhi’ në të tilla raste.

STATUSI I VASILIT:

Perse mbyllet nje shkolle private kur nuk ka asnje rast me koronavirus dhe asnje te dyshuar ??

Kjo eshte nje perhapje paniku e trashe.

Ç’ben Task Forca e shendetesise si mundet te lejoje kete ?

Po Ministria e Arsimit pse rri si hu gardhi??

Per Kryeministrin nuk po pyes fare se nuk ja vlen te harxhoj kohen!!/EXPRESS