Panik në Rusi: Dhjetra korbë të vdekur bien nga qielli në qytetin e largët bërthamor - Gazeta Express
string(83) "panik-ne-rusi-dhjetra-korbe-te-vdekur-bien-nga-qielli-ne-qytetin-e-larget-berthamor"

Gazeta Express

26/09/2020 23:44

Panik në Rusi: Dhjetra korbë të vdekur bien nga qielli në qytetin e largët bërthamor

Gazeta Express

26/09/2020 23:44

Disa media e përshkruanin si skenar apokaliptik, vdekjet masive të zogjve në një qytet misterioz bërthamor rus.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale shiheshin korbë masivisht të vdekur në rrugë. Ngjarja e regjistruar në qytetin Balakovo është aktualisht nën hetim nga zyrtarët dhe disa ekspertë thonë se kemi të bëjmë me një ngjarje të gripit të zogjve.

Lexo Edhe:

Por të tjerë kanë sugjeruar se zhvillimi mund të ketë lidhje me impjantin bërthamor të qytetit.

Departamenti lokal veterinar i Saratov ka nisur hetimet për fenomenn e çuditshëm dhe tha se janë marrë “mostra të biomaterialit” për testimet e gripit të zogjve.
Një nga komentet në rrjetet sociale ruse thoshte : “Edhe në Çernobil, fillimisht të gjithë zogjtë vdiqën.”

Dhe në fakt centrali bërthamor në Balakovo ka pësuar një aksident të rëndë në 1985, ku 14 punonjës vdiqën si rezultat i gabimit njerëzor, një vit para se të ndodhte katastrofa në Çernobil.

Media ruse ‘Russia Today’ komentonte skenën: “Duket se Halloween ka ardhur para kohe në Balakovo, 1,000km në jug të Moskës, vend i njohur për centralin bërthamor.”

Vendasit kanë refuzuar shpjegimet bombastike bërthamore apo të viruseve duke thënë se është një fenomen mjedisor, siç mund të jenë erërat e forta apo përplasja e dy tufave të zogjve.