Panik në pompa nga mungesa e shoferëve, Britania vë ushtrinë në gjendje gatishmërie - Gazeta Express
string(82) "panik-ne-pompa-nga-mungesa-e-shofereve-britania-ve-ushtrine-ne-gjendje-gatishmerie"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 8:39

Panik në pompa nga mungesa e shoferëve, Britania vë ushtrinë në gjendje gatishmërie

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 8:39

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka urdhëruar që ushtria të qëndrojë në gjendje gatishmërie për t’i ndihmuar pompat e karburanteve, të cilat janë goditur nga blerja masive me panik.

Qeveria britanike tha se vozitësit e ushtrisë do të jenë të gatshëm për të ndihmuar në transportimin e karburanteve për një kohë të shkurtër, por nuk njoftoi për angazhimin e menjëhershëm të tyre, ndonëse disa punëtorë të sektorëve kyçë nuk kanë mundur të shkojnë në punë për shkak të mungesës së karburanteve.

Lexo Edhe:

Vendimi i qeverisë u mor gjatë një takimi të ministrave të hënën. Pjesëtarë të industrisë së naftës kanë thënë se shkaktar kryesor i problemeve është paniku i konsumatorëve e jo mungesa e vërtetë e karburanteve.

Njerëzit po vazhdojnë të presin në radhë me veturat e tyre para pompave të benzinës, pavarësisht paralajmërimit të qeverisë se një sjellje e tillë vetëm është duke e përkeqësuar gjendjen, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Kompanitë e njohura të karburanteve si “Shell”, “British Petroleum” dhe “Esso” thanë se Mbretëria e Bashkuar ka shumë rafineri e terminale dhe se po punojnë me qeverinë për të siguruar shpërndarje të karburanteve në mbarë vendin.

Shefi i opozitës britanike, Keir Starmer, kryetar i Partisë Laburiste, e akuzoi kryeministrin Johnson se e ka lënë situatën të dalë jashtë kontrollit, pavarësisht paralajmërimeve të naftëtarëve për disa muaj.