Panik në Borsh, skafi shpërthen në flakë


Gazeta Express
13 Gusht 2019 12:07

Mesditën e sotme një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit.

Nuk dihen ende arsyet  që kanë shkaktuar zjarrin në skaf, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Kujtojmë që pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht, ndërsa ekuipazhi që ishte në gjumë u hodh në det.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart