Pamjet nga therja në Prishtinë ku u plagos rëndë një 16-vjeçar


Gazeta Express
16 Maj 2019 7:45

Një 16-vjeçar është therur mbrëmë me thikë në Prishtinë. Tashmë janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”.

16-vjeçari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë e policisë janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Raportohet se 16-vjeçari ia doli të shpëtojë pas ndërhyrjes së shpejtë të një punëtori civil, i cili ishte afër vendit të ngjarjes dhe i dha ndihmën e parë viktimës, për të telefonuar pastaj edhe autoambulancën dhe ekipin mjekësor.

Therje me thikë në Lagjen e Spitalit

Një person është therur me thikë para pak minutash në Lagjen e Spitalit. Në videon që ka siguruar Express shihet ambulanca që ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë personin që është therur. Sipas dëshmitarëve ne vendin e ngjarjes, viktima është lënduar.

Te fundit


Kthehu lart