Pamjet, në Itali protestohet për shembjen e Teatrit Kombëtar - Gazeta Express
string(59) "pamjet-ne-itali-protestohet-per-shembjen-e-teatrit-kombetar"

Gazeta Express

31/05/2020 16:07

Pamjet, në Itali protestohet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Gazeta Express

31/05/2020 16:07

Shembja e Teatrit Kombëtar ka zemëruar dhe qytetarët që janë jashtë Shqipërisë. Sot në Padova në Itali, është organizuar një protestë para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëta. Protesta ishte paqësore dhe qytetarë italianë dhe shqiptarë, kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezentë dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane.

Lexo Edhe:

Kjo protestë është një mbështetje për artistët në Shqipëri, të cilët kërkojnë rindërtimin e godinës aty ku ishte dhe siç ishte. /dosja