Një defekt teknik ka bërë që një makinë të përfshihet nga flakët teksa po ecte pranë zonës së Brrylit në Tiranë.
“Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia mbi ngjarjen.
Syri ka përcjellë pamjet nga ngjarja dhe momentin kur një person po tenton ta fikë vetë zjarrin përmes një fikëse zjarri./Express