Pamjet kur trupat ruse hynë në Prishtinë, u pritën si heronj nga serbët


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:16

Në orët e hershme të 12 qershorit trupat ruse hynë në kryeqytetin e Kosovës duke befasuar trupat e NATO-s.

Serbët që kishin mbetur në Prishtinë i pritën ata si heronj, kinse po vinin për çlirimin e serbëve.

Madje në këtë rast kishte edhe gjuajtje me armë dhe hedhje të fishekzjarrëve.

Kontigjenti rus kishte ardhur në Kosovë nga Bosnja përmes Serbisë.

Ardhja e trupave ruse i kishte zënë të gjithë në befasi, duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm të Rusisë, Ivan Ivanov.

Ai tregonte për media se kishte urdhëruar trupat të largoheshin nga kryeqyteti i Kosovës.

Në këtë kohë shumë shqiptarë që kishin mbetur në banesat e tyre në Prishtinë, duke mos guxuar të dilnin. Ata mbetën derisa erdhën forcat e NATO-s për t’u liruar nga okupimi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart