Kryefamjari në lot sheh shembjen e banesës së vet - Gazeta Express
string(49) "kryefamjari-ne-lot-sheh-shembjen-e-baneses-se-vet"

Kryefamjari në lot sheh shembjen e banesës së vet

Gazeta Express

20/10/2020 21:57

Pas dy vitesh në ‘luftë’ me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës, duket se banorët e ‘Astirit’ janë dorëzuar. Këtë paradite IKMT prishi 20 objekte në zonë, duke lënë në mes të katër rrugëve një sërë familjesh, të cilat nuk kanë përfituar as dëmshpërblim nga ana e autoriteteve.

 “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë”, thuhet në njoftimin zyrtar që është shpërndarë nga vetë IKMT.

Lexo Edhe:

Më postë gjeni pamjet e aksionit të IKMT-së dhe lotët e një qytetari që mbeti pa shtëpi sot./Express

Video e postuar nga faxweb