Pamjet e rënda të aksidentit të ambulancës, pacientin tentojnë ta sjellin në jetë por më kot - Gazeta Express
string(91) "pamjet-e-renda-te-aksidentit-te-ambulances-pacientin-tentojne-ta-sjellin-ne-jete-por-me-kot"

Pamjet e rënda të aksidentit të ambulancës, pacientin tentojnë ta sjellin në jetë por më kot

Gazeta Express

25/05/2020 20:10

Kanë dalë pamje të rënda të aksidentit të ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier- Lushnje, ku si pasojë e përplasjes, pacienti që shoqërohej në autoambulancë ka gjetur vdekjen.

SI NDODHI NGJARJA:

Lexo Edhe:

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier- Lushnje i cili i ka kushtuar jetën një 62 vjeçari që po transportohej me ambulancë drejt Tiranës.

Ambulanca fillimisht është përplasur me një makinë e më tutje ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas mjekut që shoqëronte pacientin nga Saranda për në Tiranë, brenda ambulancës ndodhej viktima, djali i tij, infermierja, mjeku dhe drejtuesi i mjetit. Në momentin e aksidentit pacienti ka vdekur në vend, ndërsa i biri që qëndronte prapa me të është plagosur.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.