Del një virus misterioz në Brazil - Gazeta Express
string(33) "del-nje-virus-misterioz-ne-brazil"

Gazeta Express

26/02/2020 11:43

Del një virus misterioz në Brazil

Gazeta Express

26/02/2020 11:43

Teksa e gjithë bota është e përqendruar tek koronavirusi dhe gjetja e një trajtimi apo vaksine, në Brazil zbulohet një virus misterioz me 90% të geneve, i panjohur kurrë më parë. Është zbuluar nga eksperti i fushës Jonatas Abrahao gjatë kërkimeve të tij për viruse gjigande në liqenin artificial Belo Horizonte.

Virusi i ri nuk bën pjesë në viruset gjigandë, por në gjenomën e tij është unik dhe i pahasur deri më sot. Ekspertët e kanë pagëzuar me emrin Yaravirus dhe sipas të gjitha studimeve që kanë kryer deri më tani, në bazë të protokolleve të deritanishme për identifikimin e këtyre organizmave, nuk specifikohet nëse mund të specifikohet si agjent viral.

Lexo Edhe:

Ekspertët theksojnë, se pavarësisht përparimit të shkencës, ende sot viruset janë organizma mjaft enigmatike, me origjinë jo të qartë, por edhe me klasifikim mjaft të turbullt. Madje për disa biologë, e vështirë është të konsiderohen edhe organizma të gjallë, pikërisht për veçantinë e tyre, që nuk mund të jenë aktivë apo të jetojnë jashtë organizmit që sulmojnë.