Pamjet duke pirë kokainë, Lefter Alla: Padi Ervin Salianjit, është video- montazh - Gazeta Express
string(77) "pamjet-duke-pire-kokaine-lefter-alla-padi-ervin-salianjit-eshte-video-montazh"

Pamjet duke pirë kokainë, Lefter Alla: Padi Ervin Salianjit, është video- montazh

Gazeta Express

23/01/2020 13:26

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka deklaruar se do të kallëzojë penalisht ish deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili ishte personi që lidhi emrin e tij me pamjet e publikuara po dje nga gazetari Artan Hoxha, ku dukej një person (i prezumuari Lefter Alla) duke pirë kokainë.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Alla ka deklaruar se video është një montazh dhe se çështjen do ta ndjekë përmes gjykatës. Madje Alla pretendon se e ka ditur prej thuajse një viti ekzistencën e një ‘videoje’ që sipas tij është e montuar.

Lexo Edhe:

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës.“-shkruan Alla.

Lexo edhe: Video e kryebashkiakut duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për Lefter Allën