Pamje: Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë - Gazeta Express
string(74) "pamje-ylli-i-serie-a-shenon-gol-te-mrekullueshem-me-shishe-te-ujit-ne-dore"

Futboll

Gazeta Express

27/09/2021 15:23

Pamje: Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Futboll

Gazeta Express

27/09/2021 15:23

Sulmuesi i Genoa, Mattias Destro, e shënoi një gol të mrekullueshëm derisa çuditërisht po e mbante në dorë një shishe të ujit kundër Veronës në fundjavë.

Takimi mes Genoas dhe Veronës në Luigi Ferraris ishte drithërues të shtunën mbrëma dhe mbaroi me një barazim dramatik 3:3, me Destron që i shënoi dy gola dhe Domenico Crisciton një penallti për vendasit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

U duk sikur goli i dytë i jashtëzakonshëm i Destros ia fitoi tri pikët e plota Genoas në minutën e 85-të, por Nikola Kalinic e pati fjalën e fundit pasi shënoi për t’ia siguruar Veronës një barazim në kohë shtesë.

Destro i pranoi një top në fushën kundërshtare pesë minuta para fundit dhe vrapoi drejt portës vizitore duke e mbajtur në dorë një shishe uji.

30-vjeçari e kaloi një mbrojtës kundërshtar në stil dhe u fut në zonën e penalltisë para se ta parabolonte portierin, duke e bërë tërë stadiumin të shpërthejë në festë.

Pas ndeshjes, Destro shpjegoi pse e mbajti në dorë shishen e ujit gjatë shënimit të golit.

“Isha shumë i lodhur në fund të ndeshjes, më kapi ngërçi. Po pija ujë dhe nuk e dija ku ta hidhja shishen, prandaj vendosa ta mbaja”, tha Destro./Gazeta Express/