Pamje: Ylli i Bayern Munich pëson lëndim të tmerrshëm - Gazeta Express
string(52) "pamje-ylli-i-bayern-munich-peson-lendim-te-tmerrshem"

Pamje: Ylli i Bayern Munich pëson lëndim të tmerrshëm

Gazeta Express

11/12/2019 21:53

Kingsley Coman e ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në gju gjatë ndeshjes së Bayern Munich kundër Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.

Anësori francez u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 25-të, pasi nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen për shkak lëndimit në gju, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Coman pësoi një dëmtim që duket të jetë shumë serioz, pasi e lëshoi këmbën në tokë në mënyrë të çuditshme.

Ai e lëndoi gjurin në përpjekje për të zënë një top në vijën anësore.