Pamje: Whyte i mbijeton rrëzimit në rundin e 9-të dhe e rreh Rivasin


Gazeta Express
21 Korrik 2019 9:14

Dillian Whyte i mbijetoi një rrëzimi në rundin e nëntë dhe u çua dhe e mposhti Oscar Rivasin, në një meç drithërues në Arena 02 në Londër, duke e bërë një hap afër mundësisë për të luftuar për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Boksieri britanik u tregua i zgjuar në fillim të meçit dhe ishte afër t’i jepte fund kolumbianit Rivas në rundin e dytë pas një goditjeje të fortë me të djathtën, transmeton Gazeta Express.

Rivas e rrëzon Whyte në rundin e nëntë

31-vjeçarit, i cili po lufton për një mundësi për titullin WBC ndaj Deontay Wilder, ishte afër t’i shuhej ëndrra kur u rrëzua në dysheme pas një uperkati në rundin e nëntë.

Megjithatë, ai u ngrit në këmbë dhe e mori veten për të fituar në fund me pikë. Gjyqtarët votuan në favorin e tij  115-112, 115-112 dhe 116-111.

Whyte tani do ta presë mundësinë për titull kundër kampionit Wilder, pasi renditet si më i miri në kategorinë WBC në bazë të pikëve. /Gazeta Express/

DILLIAN WHYTE VS OSCAR RIVAS FULL FIGHT HIGHLIGHTS JULY 20, 2019 HD

DILLIAN WHYTE VS OSCAR RIVAS FULL FIGHT HIGHLIGHTS JULY 20, 2019 HD #WHYTEVSRIVAS #RIVASVSWHYTE Mời các bạn cùng xem và ủng hộ https://www.youtube.com/channel/UCJlUxPows-J1tVG-XyDb1eg

Te fundit


Kthehu lart