Pamje tmerruese të kanibalizmit të peshkaqenëve të bardhë


Gazeta Express
11 Korrik 2019 20:11

Dy peshkaqenë janë kapur në kamerë teksa sulmojnë njëri-tjetrin. Pamjet e peshkaqenëve të cilët shndërrohen në kanibalë janë shumë të rralla.

Kjo video shfaq momentin kur të dy sulmojnë njërit-tjetrin, ndërsa triumfuesi e ha gati të tërë peshkaqenin tjetër, transmeton Gazeta Express.

Profesori Mark Meekan, nga Instituti Australian i Shkencës së Marinës, ka thënë se të gjithë peshkaqenët janë kanibalë, duke përfshirë edhe peshkaqenët e bardhë, të cilët konsiderohen si më të rrezikshmit.

Rasti në video, ka ndodhur në Australi, ku peshkaqenët e bardhë janë mjaftë prezent. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart