Pamje: Tifozët i vërsulen Ronald Koemanit pas humbjes së Barcelonës kundër Real Madridit - Gazeta Express
string(87) "pamje-tifozet-i-versulen-ronald-koemanit-pas-humbjes-se-barcelones-kunder-real-madridit"

Pamje: Tifozët i vërsulen Ronald Koemanit pas humbjes së Barcelonës kundër Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 23:33

Një grup i madh tifozësh i janë vërsulur makinës së trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, duke ia bllokuar shkurtimisht atij largimin nga Camp Nou pas humbjes kundër Real Madridit në El Clasico të dielën.

Koeman është nën trysni të madhe tash e disa javë dhe disfata ndaj rivalit të përbetuar vetëm sa i zemëroi më shumë tifozët katalonas, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

David Alaba me një copë magjie në pjesën e parë dhe Lucas Vazquez me një gol në fund të pjesës së dytë ia siguruar triumfin e parë Carlo Ancelottit ndaj Barcelonës në Camp Nou si trajner.

Sergio Aguero e shënoi golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës, i cili, megjithatë, i shërbeu vetëm sa për ngushëllim skuadrës së tij.

Duke u larguar nga Camp Nou me makinën e tij, Koeman u pengua nga tifozë të shumtë katalonas.

Kjo ishte humbja e dytë e Barcelonës në La Liga në nëntë ndeshje deri tani këtë sezon dhe e katërta në të gjitha garat në këtë fillimsezon.

Si pasojë, katalonasit bien në vendin e nëntë në renditjen e La Ligës me vetëm 15 pikë të mbledhura, gjashtë më pak se lideri Real Sociedad. /Gazeta Express/