Pamje të rënda, shqiptari masakron grekun në burg


Gazeta Express
12 Prill 2019 13:53

Mediat greke raportojnë se një i burgosur në burgun e Trikalas është vrarë nga një shqiptar.

Shqiptari është 55 vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka lënë viktimë një 66-vjeçar grek.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të burgosurve, ku shqiptari e ka goditur të dënuarin tjetër duke e rrëzuar në tokë.

Për shkak të plagëve të marra në kokë, 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Autori dhe viktimat janë mbajtur për rreth një javë në të njëjtën zonë dhe ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e burgut.

Shqiptari është dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi, ndërsa viktima ishte duke vuajtur dënimin me 12 muaj për drogë.

Te fundit


Kthehu lart