Pamje të reja të kryeministrit Kurti duke kërcyer në “SunnyHill” me dritën e telefonit ndezur - Gazeta Express
string(84) "pamje-te-reja-te-kryeministrit-kurti-duke-kercyer-ne-sunnyhill-me-driten-e-telefonit"

Pamje të reja të kryeministrit Kurti duke kërcyer në “SunnyHill” me dritën e telefonit ndezur

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 15:39

Kryeministri Albin Kurti ka shijuar në maksimum natën e fundit të festivalit “SunnyHill”. Në disa pamje nga nata e mbrëmshme, Kurti është parë duke kërcyer me muzikë deri mbante në duar telefonin e tij ndezuar duke u sinkronizuar me masën raporton Gazeta Express.

Ai nga ulëset VIP të festivalit ka komunikuar me publikun që ndodhej poshtë duke i përshëndetur edhe me simbolin e zemrës me duar.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, dje ditën, kryeministri Kurti ka pritur gjatë ditës protagonistët kryesorë të festivalit “Sunny Hill”, këngëtaren Dua Lipa dhe babain e saj Dukagjin Lipa.

Kurti ka thënë se festivali po mbahet aty ku e ka vendin.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm.”, shkroi Kurti.