Pamje të reja nga momentet kur policia po negocionte me Sokol Halilin për dorëzim
Lajme
Gazeta Express
02/12/2022 14:55
Sokol Halili nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje konfirmon Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Para se Sokol Halili të vriste veten në prani të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Pamjet tregojnë momentin kur i bëhet thirrje për për dorëzim
Gazeta Insajderi, ka siguruar një video kur shihen numër i madh i policisë afër njërës nga shtëpitë e familjes Halili në Shtime.