Pamje të frikshme nga aksidenti i djeshëm mes “Golf 2” dhe autobusit urban


Gazeta Express
10 Tetor 2019 10:27

Dje rreth orës 15:00, në mënyrë tragjike ka humbur jetën Ruzhi Muhamedi 27 vjeç, pasi një autobus urban u përplas me veturën e tij.

Ky aksident ndodhi në rrugën “Shkëlzen Haradinaj” në Prishtinë.

Lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura është shkatërruar e tëra, andaj edhe ishte shkak që 27-vjeçari të mos mbijetonte.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri kishte dalë me veturën e tij “Golf 2” nga shtëpia e tij në rrugë kryesore dhe ishte goditur nga autobusi.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Te fundit


Kthehu lart