Pamje spektakolare nga ajri - Kosova vendi që duhet ta vizitoni - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/11/2019 12:10

Pamje spektakolare nga ajri – Kosova vendi që duhet ta vizitoni

Lajme

Gazeta Express

12/11/2019 12:10

Një produksion i huaj ka publikuar një video me pamje të Kosovës dhe arsyet pse duhet vizituar.

Videoja është publikuar më 9 nëntor nga “Ashley Colburn Productions”, dhe është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Në këtë video, Kosova cilësohet si një vend me natyrë të bukur, ushqime të shijshme dhe njerëz të ngrohtë dhe miqësor.

“Kosova – vendi i ardhshëm që duhet ta vizitoni! Vendi është plot me natyrë të bukur, kuzhinë të shijshme, një kulturë të pasur dhe njerëz shumë të ngrohtë dhe miqësorë. Shijojeni këtë udhëtim nëpër Kosovë ”, është përshkrimi i videos së publikuar.

Travel to Kosovo

Kosovo – the next place you should visit! The country is full of beautiful nature, tasty cuisine, a rich culture and very warm and friendly people. Enjoy this tour through the country. Kosovo is also featured in Ashley Colburn Production’s new series, THROUGH HER EYES.

Të njejtën video, ky produksion e ka publikuar edhe në faqen e tyre në Facebook. /Express