Pamje: Pas Dortmundit, edhe Sevilla e mposht Liverpoolin


Gazeta Express
22 Korrik 2019 8:17

Liverpooli është mposhtur 2:1 nga Sevilla në një ndeshje miqësore parasezonale të dielën mbrëma në SHBA, e cila megjithatë u prish nga ndërhyrja e ashpër e Joris Gnagnon ndaj Yasser Larouci.

Ylli i Liverpoolin Larouci u lëndua rëndë pas asaj ndërhyrje dhe u bart jashtë ndeshjes me barelë, raporton Gazeta Express.

Yasser Larouci  pas lëndimit serioz

Divock Origi shënoi golin e vetëm për skuadrën e Jurgen Klopp, por dy gola nga Nolito dhe Alejandro Pozo i dhanë klubit spanjoll fitoren ndaj kampionit evropian.

Sevilla luajti me 10 futbollistë në çerekun e fundit të ndeshjes, por ia doli ta ruajë epërsinë.

Kjo është humbja e dytë radhazi brenda pak ditës për të kuqtë, pasi të premten i mundi edhe klubi gjerman, Dortmund, në një ndeshje tjetër miqësore në turin përgatitor në SHBA. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart