Pamje nga vija e frontit në luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit: Shkatërrim, dhimbje e frikë - Gazeta Express
string(92) "pamje-nga-vija-e-frontit-ne-luftimet-mes-armenise-e-azerbajxhanit-shkaterrim-dhimbje-e-frike"

Pamje nga vija e frontit në luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit: Shkatërrim, dhimbje e frikë

Gazeta Express

21/10/2020 11:57

Agjencia e lajmeve AFP i ka publikuar disa fotografi të jashtëzakonshme nga gjendja në vijën e frontit në luftimet mes forcave armene dhe azere.

Në këto fotografi shihen ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet, ushtarë të plagosur e njerëz duke vajtuar për më të dashurit, të cilët u vranë nga forcat armike.

Lexo Edhe:

Një banor i qytetit azer, Ganja, qëndron i ulur mbi rrënoja, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit i kërkojnë trupat e të afërmve të tij
Një burrë armen, polic i dalë në pension, kërkon gjëra me vlerë në rrënojat e shtëpisë së tij në Stepanakert
Një ushtar azer patrullon afër një veture të dëmtuar nga luftimet
Një burrë armen lutet në një katedrale të bombarduar në Shushi
Një grua azere vajton në funeralin e familjare të vrarë nga sulmi me raketë në qytetin Ganja
Një grua armene duke e vajtuar të birin e vrarë gjatë luftimeve
Një ushtar ndien dhimbje gjatë trajtimit në spital në Stepanakert
Një burrë azer luan me një instrument me tela në një strehimore në Tartar