Pamje nga shembja e ndërtesës midis Tiranës - Gazeta Express
string(43) "pamje-nga-shembja-e-nderteses-midis-tiranes"

Gazeta Express

21/10/2020 11:09

Pamje nga shembja e ndërtesës midis Tiranës

Gazeta Express

21/10/2020 11:09

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, dje ka rrënuar 20 objekte në zonën e “Astirit” në Tiranë. Shumë familje kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim nga autoritetet, raporton Express

Express ka siguruar një video nga aksioni i djeshëm i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku shihet se si rrënohet një prej objekteve.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, IKMT dje ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me rrënimin e këtyre objekteve.

 “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë”, thuhet në njoftim.