Pamje nga protesta në Minneapolis të SHBA’së, digjet stacioni policor dhe ndërtesa të tjera - Gazeta Express
string(89) "pamje-nga-protesta-ne-minneapolis-te-shbase-digjet-stacioni-policor-dhe-ndertesa-te-tjera"

Gazeta Express

29/05/2020 21:24

Pamje nga protesta në Minneapolis të SHBA’së, digjet stacioni policor dhe ndërtesa të tjera

Gazeta Express

29/05/2020 21:24

Qindra protestues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të revoltuar për vrasjen e një burri 46 vjeçar me ngjyrë nga një oficer policie, kanë filluar të shkatërrojnë gjithçka që u del para.

Për të shpërndarë protestuesit policia përdori gazin lotsjellës.

Lexo Edhe:

Minneapolis, digjen ndërtesat – 29.05.2020 – Klan Kosova

null

Polici i cili u filmua ndërsa i vendosi gjurin në qafë një afro-amerikani të prangosur që më pas humbi jetën, u arrestua nga agjentët amerikanë për këtë incident.

Derek Chauvin është vendosur në paraburgim, ndërkohë që ende nuk janë bërë të qarta, akuzat ndaj tij.

Nga prokurorët vdekja e afro-amerikanit George Floyd, është quajtur si vrasje, ndërsa hetimet kanë nisur.

Pasi viktima u nda nga jeta në qytetin e Mineapolisit kanë nisur protesta të dhunshme, e përleshje me plicinë. Një prej stacioneve policore iu vu flaka.

Përleshje pati edhe në qytete të tjera të SHBA-së.

Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan i cili vdiq pas arrestit të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje me paramendim të grades së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.

Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë. Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë.

Qyteti i Minesotës është përfshirë nga trazirat, ndërkohë që autoritetet kanë thirrur Gardën Kombëtare për të ruajtur rendin, pas natës së të enjtes që u shoqërua me protesta të dhunshme të ndezura nga vdekja e 46-vjeçarit George Floyd.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e mbarë vendit si dhe vëmendje ndërkombëtare dhe ka rindezur debatin për trajtimin e personave me ngjyrë në SHBA. Demonstratat tani janë përhapur në qytete të ndryshme amerikane.