Pamje nga gjuajtja me armë në Pejë – me revole në duar dhe duke u ndjekur


Gazeta Express
11 Shtator 2019 9:56

Është publikuar momenti i të shtënave me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Pejë. Aty shihet se persona duke vrapuar gjuajnë me armë zjarri.

Në video shihet se personat ndiqen, ndërsa shihen edhe me revole.

Sinjali raportoi ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme se Azem Uka i njohur në Pejë si “Azem Sakica” është personi që kishte trazuar qytetin e Pejës. I plagosur kishte mbetur Kushtrim Krasniqi.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar pas plagosjes së një personi në Pejë.

“Rreth orës 12:43 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjuajtja me armë në Peje

Te fundit


Kthehu lart