Pamje nga aksidenti i rëndë në Prizren ku u lënduan 6 persona - Gazeta Express
string(61) "pamje-nga-aksidenti-i-rende-ne-prizren-ku-u-lenduan-6-persona"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 16:45

Pamje nga aksidenti i rëndë në Prizren ku u lënduan 6 persona

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 16:45

Një aksident i rëndë me gjashtë të lënduar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reqan të komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Lexo Edhe:

Më tutje, Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dy nga të lënduarit në këtë aksident janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit.

“Fsh. Reqan, Prizren 17.09.2021-20:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull  kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatje e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka goditur veturën tjetër të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona, drejtuesit  dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, pas tretmanit mjekësor, katër nga të lënduarit janë liruar, ndërsa dy të tjerë vazhdojnë trajtimin,  sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim .

Ndërkohë, televizioni lokal Rtv Besa ka publikuar fotografi nga ky aksident. /Express.