Napoli do ta veshë një fanellë të veçantë, të frymëzuar nga fanella e Argjentinës, për ta nderuar Diego Armando Maradonën në takimin e sotëm kundër Romës në Serie A.
Napoli njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se skuadra do të luajë me një fanellë të veçantë, të dizajnuar nga Kappa, për ta nderuar numrin 10 legjendar, i cili vdiq të mërkurën, transmeton Gazeta Express.
“Para një viti, bashkë me Kappa, menduam ta dizajnonim një fanellë të veçantë e cila i bën jehonë Diego Maradonës, Argjentinës së tij të dashur dhe lidhjes së tij të ngushtë me popullin e Napolit”, thuhet në uebsajtin e Napolit.
“Ne shpresonim se Diego do të ishte në gjendje ta shihte atë, e mbase edhe ta vishte atë dhe ta ndante me ne ngazëllimin tonë”.
Napoli përballet sonte me Romën në San Paolo në ndeshjen e dytë të napolitanëve që prej vdekjes së fituesit të Kupës së Botës më 1986. /Gazeta Express/
SSC Napoli & Kappa Statement on the next 4th Kombat Kit
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 29, 2020
? https://t.co/T70VAdukNB#SSCNapoli & #KappaSport pic.twitter.com/ZLxeUXHQQr