Pamje: Mbappe dhe Neymar shënojnë në fitoren e PSG-së kundër Nantes - Gazeta Express
string(66) "pamje-mbappe-dhe-neymar-shenojne-ne-fitoren-e-psg-se-kunder-nantes"

Pamje: Mbappe dhe Neymar shënojnë në fitoren e PSG-së kundër Nantes

Gazeta Express

04/12/2019 23:24

Një gol fantastik nga Kylian Mbappe dhe një penallti nga Neymar, i kanë ndihmuar Paris Saint-Germain ta mundë 2:0 Nantes dhe ta rikthejë epërsinë prej pesë pikëve në krye të Ligë 1.

Sulmuesi francez Mbappe e gjeti rrjetën e portës kundërshtare duke shënuar me thembër në fillim të pjesës së dytë, para se Neymar ta dyfishonte epërsinë në fund të takimit duke shënuar nga pika e bardhë, të mërkurën në Paris, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

PSG-ja tani grumbullon 36 pikë nga 15 ndeshje deri tani.

Marseille ngel vetëm pesë pikë mbrapa në pozitën e dytë, edhe pse fillimisht e kishte ngushtuar epërsinë e PSG-së në vetëm dy pikë pas triumfit ndaj Angers të martën.

/Gazeta Express/