Pamje: Luks dhe komoditet, hapet plotësisht hoteli i Juventusit


Gazeta Express
25 Gusht 2019 10:45

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, mbrëmjen e djeshme u bë edhe hapja e plotë për publikun, e hotelit “J-Hotel”, që është në pronësi të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit.

I ndërtuar në hapësirën pranë kompleksit stërvitor dhe stadiumit “Allianz Stadium” të Torinos, hoteli ka zënë një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë dhe ka 4 yje.

Nuk mungon luksi në 138 dhomat e hotelit, ashtu si edhe në sallat e konferencave dhe SPA-të, ndërsa në brendësi është edhe një hotel me kapacitet prej 200 personash.

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, ku strehohen futbollistët bardhezinj që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë Maurizio Sarri, por edhe e gjithë skuadra, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes.

Te fundit


Kthehu lart