Pamje kur Visar Azemit i ndalet rryma në tubim me qytetarë: Qeveri e paaftë, kjo gjendje duhet të marrë fund me 9 shkurt - Gazeta Express
string(118) "pamje-kur-visar-azemit-i-ndalet-rryma-ne-tubim-me-qytetare-qeveri-e-paafte-kjo-gjendje-duhet-te-marre-fund-me-9-shkurt"

Pamje kur Visar Azemit i ndalet rryma në tubim me qytetarë: Qeveri e paaftë, kjo gjendje duhet të marrë fund me 9 shkurt

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 20:35

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka publikuar pamje nga momenti kur ju ndalet   rryma gjatë një tubimi me qytetarë në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Azemi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook e kritikoi qeverinë aktuale për paaftësinë e tyre.

Lexo Edhe:

Sipas tij, kjo gjendje duhet të marrë fund në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Edhe kjo na ndodhi me këtë qeveri të paaftë. Në fshatin Lloshkobare u ndal rryma me të filluar tubimi ynë. Fatmirësisht banorët e fshatit Lloshkobare kishin mbushur bateritë e telefonave të tyre gjatë ditës. Kjo gjendje duhet të marr fund më 9 shkurt”, shkroi Azemi.